Aktorja tregoi për “The Talk” se Noah, është i dhënë pas modës dhe vdes të veshë fustane për në shkollë. Madje, në të shumtën e rasteve i zgjedh vetë. Teksa tregonte këtë, Fox shtoi se edhe pse i biri ndjek një shkollë tejet liberale në Kaliforni, djemtë e tjerë të shkollës tallen me të duke i thënë “çunat nuk veshin ngjyrë rozë”!

Ndonëse shokët e klasës mund ta vënë në lojë para syve të tij, Megan shtoi se diçka e tillë fatmirësisht nuk ndikon në humorin e 6-vjeçarit.

“Të gjithë djemtë qeshën me mua kur hyra në klasë, por s’më intereson. Unë i dua shumë fustanet. Kështu më tha!”- tregoi Megan. Kjo e bën edhe më të lumtur aktoren, e cila nga përpiqet t’i mësojë të ketë besim tek vetja, pavarësisht çfarë të tjerët thonë. Rreth 2 vite më parë, bashkëshorti i Megan, Brian Austin Green,rrëfeu se nuk e shqetësonte aspak dëshira e të birit për të veshur fustane.


Flash Lajme