Dy vite pasi u martuan “live” në “Big Brother 9” me bekimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, duket se çifti i famshëm Fotini dhe Daniel i kanë dhënë fund martesës.

Çifti i njohur që arritën të fitonin këtë shoë dhe që u shpërblyen me 100 milionë, duket se pas shumë ndarjeve të vogla bazuar në lajmet që publikoheshin shpesh për ta, kësaj here i kanë dhënë fund vërtet. Ka qenë vete Fotinia, e cila gjatë një turi që po bën në disa qytete të Italisë, ka lënë të kuptohet se ajo tashmë nuk është më nusja e Danielit. Në profilin e saj në “Instagram” ajo poston shpesh foto, ku shfaqet e vetme dhe po ashtu thënie, ku flet hapur se tashmë po shijon veten e saj, një zgjedhje e mirë pas një ndarjeje. Sipas burimeve pranë çiftit, mendohet se xhelozitë dhe mosmarrëveshjet i kanë çuar drejt ndarjes së pakthyeshme. Çifti që i thanë ‘po’ njëri-tjetrit pasi u dashuruan gjatë 100 ditëve të qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother”, pas daljes nga shtëpia njoftuan se do të organizonin një ceremoni tjetër familjare dasme, ndërsa me paratë e fituara do të ngrinin biznesin e tyre. Ata prej kohësh kishin një profil të vetëm “Instragram”-i, ku ndanin momente nga bashkëjetesa e tyre në Tiranë.


Flash Lajme