Këngëtarja, Jonida Maliqi ka një raport të shkëlqyer me prindërit e saj. Me të ëmën e kemi parë më shpesh, sidomos gjatë pushimeve të verës, ku na shkrinte së qeshuri me bëmat e saj.

Por për babanë e saj, sot është një ditë e veçantë. Ai feston datëlindjen.

Ndërsa poston një foto, ulur në prehrin e babait, Jonida i ka dedikuar disa rreshta.

“Babushi im qofshim përherë kështu si në këtë foto ❤️ sepse në prehrin tënd ndihem gjithnjë e sigurt dhe e lumtur. Të dua sa s’ka fjale për ta përshkruar ? U bëfsh 1000 vjeç!”,- shkruan ajo në Instagram.dardania.com


Flash Lajme