Mbrëmjen e djeshme ishte premiera e filmit me metrazh të shkurtër “Gjyshja”, i cili është një realizim nga regjisori Eduart Grishaj.

Grishaj ishte sot i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për filmin e tij, që bazohet mbi një histori të vërtetë.

Moderatorja e emisionit, Bieta Sulo, e ngacmoi pas deklaratës së tij të djeshme që bëri për Arbana Osmanin, ku tha se ajo ishte gjëja më e mirë që kishte dhe se talenti i saj ishte frymëzim për të.

Grishaj tha se nuk kishte dëshirë të përsëriste të njëjtat fjalë, por shtoi se Arbana është kritikuesja e tij më e madhe.

“Përveç asaj që kam thënë, se s’dua ta përsëris, Arbana është opozitarja ime më e madhe dhe ajo që bën kritikat më të mëdha. Normalisht është reciproke marrëdhënia e punës me Arbanën te kritikat ndaj njëri-tjetrit, ashtu sikurse bashkëpunimi që ne kemi te projektet që përkrahim njëri-tjetrin”, u shpreh ai./E.B-dritare.net


Flash Lajme