Këngëtari i njohur me famë botërore, Justin Bieber, ka kurorëzuar së fundmi dashurinë e tij me martesë, me bukuroshen Hailey Baldwin.

Çifti u martuan në një dasmë përrallore, ku nuk munguan edhe shumë të ftuar personalitete VIP.

Vetëm sot (e martë), çifti vendosën të publikojnë disa fotografi nga dasma, me çka kanë bërë që fansat të vërshojnë në rrjetet e tyre sociale, për të parë imazhet e martesës.

Ndërkohë, ata po ashtu kanë vendosur që së fundmi të realizojnë një reklamë të përbashkët, për kompaninë e madhe të të brendshmëve, “Calvin Klein”.

Marka me të cilën Bieber ka kontratë prej vitesh, gjeti mënyrën më të mirë të promovimit, kur çifti i sapo-martuar vendosën të pozojnë së bashku në një fotografi “të nxehtë”, vetëm me të brendshme.

Duke vënë në pah trupat e tyre të formësuar, ata njëherësh kanë reklamuar edhe produktet më të reja nga “Calvin Klein”.

Fotografitë kanë marrë vëmendjen e të gjithë fansave, teksa disa prej tyre janë publikuar edhe nga vet kompania në faqen e tyre zyrtare.


Flash Lajme