Alban Ramosaj është vënë në qëndër të vëmendjes, shkak është ´´dedikimi´´ që i ka shkruajtur modeles së njohur Niki Delijorgji. Kjo e fundit është shprehur se këngëtari Alban Ramosaj i ka dedikuar këngë dhe këtë e ka pranuar dhe vetë ai.



Albani në një postim të modeles Delijorgji shkruan: ´´ Të du shum gruja jem´´.

Modelja i përgjigjet: ´´Ti e din une shume shpesh n´menje t´kom, sa here t´merr malli vec coj syt n´hon´´.

Albani nuk e ka konfirmuar lidhjen e tij por disa ditë më parë deklaroi se është në lidhje dashurie por nuk dëshiron ta bëjë publike.

I ftuar në programin e mbasites ‘Rudina’ moderatorja e ‘ngacmoi’ këngëtarin për marrëdhënien që kishte me modelen, dhe nëse kishte apo jo diçka mes tyre.

“Nikin e njoh që para shumë vitesh, është një vajzë shumë e talentuar dhe muzikalisht, gjë që ende nuk është ekspozuar, por ne jemi duke punuar në studio për këngët e saj. Kemi një shoqëri shumë shumë të mirë, të pastër dhe prej një shakaje të brendshme në rrethit tonë, na kanë shpallur burrë dhe grua. Por është komplet një shaka”, u përgjigj Albani ndaj pyetjeve ngacmuese.

Megjithatë Rudina nuk e la me kaq.

“Ty të ka rënë në kokë për Nikin, njeriu kur është i dashuruar nuk e mbulon dot”, i tha ajo.

Këngëtari tregoi një nga ’emojit’ me zemra që kishte në tavolinë duke na lënë të dyshojmë se ka diçka më shumë se thjesht shoqëri.


Flash Lajme