Këngëtari i njohur shqiptar, Erik Lloshi i ftuar në “Ditë e re” në RTV Ora ka folur për muzikën, të kënduarit dhe artistët e sotëm. Ai thotë se, 90% e këngëtarëve nuk arrijnë të këndojnë notat, nuk ia kanë haberin sa nota muzikore ka.

Sipas tij, në tregun muzikor po futet kushdo. Nga 3 milionë shqiptarë thotë ai, 2.9 milionë janë këngëtarë.

Erik Lloshi: “Bazat e të kënduarit në muzikë të lehtë janë këndimi i notave muzikore. Nëse arrin të këndosh notat, arrin të këndosh çdo gjë.”

Kelvi Kadilli: Sa artistë shqiptarë e bëjnë këtë gjë?

Erik Lloshi: “Një 10% e tyre, se nuk ia kanë idenë fare. Asnjëri prej tyre nuk e kupton që çdo gjë nis ato nota muzikore. 12 nota muzikore ka jo 7 sepse i bie edhe piano dhe e njoh shumë mirë. Shumica e dinë 7 por nuk janë aq.

Kam studiuar për kanto, kam studiuar për piano 12 vite, e njoh shumë mirë muzikën. Kam titullin këngëtar në diplomë. Duhet të ketë censurim, duhet të ketë rregulla. Po futet kushdo në treg. Po çohemi në mëngjes dhe po shikojmë çudira. Hap Instagramin, më çudisin të gjithë. Nga 3 milionë shqiptarë që janë pak a shumë, mbi 2.9 milion janë këngëtarë“.

Dhe ka të drejtë, çdokush mund të bëjë muzikë, por jo të gjithë janë këngëtarë. Dhe sot në Shqipëri të vetëquajturit ‘këngëtarë’ janë shtuar si kërpudhat pas shiut.dardania.com


Flash Lajme