Blogerja e njohur Armina Mevlani, e ftuar sot në emisionin e Bieta Sulos, “Ftesë në 5”, ka folur për jetën e saj dhe planet për të ardhmën.

E pyetur nga moderatoja se kush është këshillues më i mirë për të, i fjeuari i saj Shkëlzen Berisha apo babai i saj, Arben Mevlani, Armina tha: “Është shumë e vështirë sepse janë dy gjëra të ndryshme. Nëse bëhet fjalë për gjëra punë apo ambicie personale, unë Shkëlzenin e kam këshilluesin numër një dhe i besoj më shumë sesa çdo njeriu tjetër. Më këshillon dhe e dëgjoj. Ndërsa babi ka qenë shoku im i ngiushtë duke filluar nga gjërat më personale deri tek sjelljet e përditshme. Ai më ka këshilluar si shok që kur unë kam qenë e vogël dhe asnjëherë nuk i ka fshehur asgjë.”/E.B-dritare.net


Flash Lajme