Tashmë instagrami, ndër të tjerash ka zëvendësuar edhe intervistat televizive. Të gjitha kuriozitetet që kanë fansat për vipat, nuk ua shuajnë më pyetjet e gazetarëve. Instagrami të jep mundësinë të kontaktosh drejtpërdrejtë me çdo kënd të njohur, dhe ta pyesësh për çdo gjë.

Këtë mundësi, ua ofroi edhe aktorja bukuroshe Olta Gixhari, fansave të saj. Të gjithë pyetën çfarë deshën dhe Olta një për një iu përgjigj sinqerisht. Ndër to, ne ndamë disa prej pyetjeve më interesante. Njëra prej tyre ishte një propozim, që zbuloi se Olta është e dhënë pas kuzhinës, dhe dëshiron që partneri i saj të paktën të dijë të gatuajë.

Përveç të tjerash ajo foli për dietën, shoqërinë, peshën dhe operacionet plastike. Lexojini më poshtë./L.F-dritare.net


Flash Lajme