“Me” ose “Unë” është tituli i librit të tij i shkruar nga , Elton John.

John, në librin e tij flet për shumë vipa botërorë, ndër ta edhe ylli i popit Michael Jackson, të cilin ai e quan si “të sëmurë mendërisht”

Elton John e ka cilësuar yllin e popit, Michael Jackson si “të sëmurë

“E kam njohur Michael- in që në moshën 13 apo 14-vjeçare. Ishte një fëmijë tepër i lezetshëm. Pastaj krejt papritur nisi të izolohej nga bota, njësoj siç ndodhi me Elvis Presley- n. Një Zot e di se çfarë droge  po merrte , por sa herë që e takoja në vitet e tij të fundit të jetës, e vetmja gjë që mendoja ishte se ky i gjorë e ka të humbur. Ishte vërtet sëmurë mendërisht. Ishte e  vështirë të kaloje kohë me të”, shprehet John.

Libri do të publikohet zyrtarisht të martën, ndërsa kanë rrjedhur kopje të tij, për shkak të interesit të madh.

Po kështu, Elton rrëfen se si në një festë në shtëpinë e tij, ku ftoi edhe Michael- in, ky i fundit u largua nga të ftuarit dhe nisi të luante me djalin e shërbëtores së Elton- it.

“Nuk e di pse, por ai nuk e përballonte dot shoqërinë e të rriturve.-shkruan ndër të tjera John./ I.M-Dritare.net


Flash Lajme