Moderatorja Arbana Osmani shumë shpejt do të publikojë librin e dytë të gatimit, që do të quhet “Receta për 5 minuta”.

Ajo, vazhdimisht poston foto në Instagram, ku na jep këshilla sesi të gatuajmë receta të shpejta, të shijshme dhe të shëndetshme.

Që gatimi të të dalë i mirë, duhet t’i përmbahemi recetës, por Arbana Osmani, për një ingredient thotë që duhet të hidhni pa masë.

Bëhet fjalë për hudhrën. Përmes një postimi në Instastory, Arbana Shkruan: “Asnjëherë mos lini një recetë të masë sasinë e hudhrës që hidhni në një ushqim. Mateni atë me zemër”.

Pra, herë të tjera, vendosini hudhër ushqimit tuaj sa t’jua ndjejë zemra, jo sa thotë receta./E.B-dritare.net


Flash Lajme