Ëndrra për “Euro 2020” vazhdon.



“Dardanët” kanë dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 2-0 Malin e Zi.

Figura të shumta publike kanë qenë prezent në stadium.

E ndër ta edhe reperja Tayna ka dhuruar spektakël në stadium.

Kujtojmë se Kosova e zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të. Kapiteni Amir Rrahmani shënoi gol të bukur me kokë.

Për 2-0 në Fadil Vokrri shënoi sulmuesi Vedat Muriq, në minutën e 35-të.

Kosovës tashmë i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të këtyre kualifikimeve, kundër Çekisë dhe Anglisë dhe ka 11 pikë, një më pak se Çekia.


Flash Lajme