Khloe Kardashian duket se po e lë pas historinë e tradhtisë së TristanThompson.

Ndonëse ai e bëri të vuajë për një kohë të gjatë, ajo mendon se të gjithë meritojnë të falen.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “On Purpose”, Khloe ka treguar se ai nuk është njeri i keq dhe nuk mund ta gjykojë.

“Unë nuk mendoj se ai është një njeri i keq. Mendoj se të gjithë bëjmë gabime, jemi njerëz. Por vetëm do lëndohem më shumë nëse vazhdoj të mbahem tek ai inat dhe të luaj rolin e viktimës. Nuk besoj në viktima. Besoj në ‘Ok, më ndodhi, ta zgjidhim, dhe të ecim para’, ndoshta nëse do jem e sinqertë për të do ndihmoj dhe njerëz të tjerë ta shohin me më shumë pozitivitet.
Nuk mund të dënojmë dikë vetëm sepse mëkaton ndryshe nga ty”, shprehet Khloe.

Kujtojmë se Tristan e tradhtoi Khloen vetëm pak ditë para se ajo të sillte në jetë vajzën e tyre, True.


Flash Lajme