Ndërsa fliste për Archien dhe faktin e të qenit babai i tij, princi Harry është prekur gjatë fjalimit në ndarjen e çmimeve në  WellChild.

Duka i Sussex u ngjit në skenë dhe tregoi se vitin e shkuar, kur morën pjesë në këtë event, e dinin që të dy, Meghan Markle dhe ai se do të bëheshin prindër.  Harry mezi i mbajti lotët, dhe iu desh ta ndalonte fjalimin, ndërkohë që prezantuesja Gaby Roslin e përkrahte.

Ndërsa tregonte se ka kaluar më shumë se një dekadë që merrte pjesë në eventin e ndarjes së çmimeve, Harry tha se: “Ata kurrë nuk dështojnë së më frymëzuari, por këtë vit, në një mënyrë ndryshe pasi tani jam baba. Vitin e kaluar unë dhe gruaja ime morëm pjesë, ne e dinim se po prisnim fëmijën tonë të parë, askush nuk e dinte, por ne po.”dardania.com

Foto 1 nga 15


Flash Lajme