Elvana Gjata është një prej këngëtareve më të dashura për publikun, pasi gjithmonë tërheq vëmendjen me vokalin e saj të veçantë.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale këngëtarja ka treguar një pjesë të prapaskenave të festivalit të zhvilluar disa kohë më parë në Shkup.

Në video shihen fragmente të ndryshme nga gjithë rruga për në koncert, ku Elvana shihet duke biseduar me menaxherin e saj të ngushtë Andy, ku shprehet se nuk ka bërë aspak prova për koncertin.

E krahas videos Elvana shkruan: “Nuk do ta harroj kurrë këtë natë”.


Flash Lajme