Një ndër zërat më të mirë të muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, feston sot 45 vjetorin.

Ajo postuar një foto në rrjetet sociale, jo nga festat e zakonshme të ditëlindjeve të vipave, që jemi mësuar të shohim të shohim zakonisht, por nga palestra.

Me doreza në duar, diva shqiptare shkruan se në gjithë këto vite, ka luftuar të qenë ajo që është sot. Dhe padyshim, që ja ka dalë më së miri. Aurela e uron kështu veten:

View this post on Instagram

A post shared by (@aurelagaceofficial) on

“Sot ,45 vjeç. Mund te kisha zgjedhur çdo lloj fotoje per kete dite, por kjo ,me “doreza” ne duar ,eshte simboli i te jetuarit per mua.

Keshtu, e djersitur, pa masken e perfituar nga grimi, duke luftuar per me te miren, per te realizuar veten , per te ndertuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje , …..keshtu i kalova keto 45 vjet….e tani ,pa i hequr “dorezat” nga duart , uroj te jem sa me gjate prane familjes time te shtrenjte.

Ky eshte I vetmi urim qe i bej vetes eshte, te jem ketu, te shoh femijet te rriten, të jem me vajzat ne hapat e veshtire e te bukur te jetes.

Te jem prane femijeve te mi, ashtu sic prinderit e mi ishin e jane me mua .

Kaq dua vertete?, vetëm jetë. Po te kemi jete e shendet, pastaj te tjerat dihen…..”dorezat ” ne duar, e forca perpara”, shkruan këngëtarja.

Ne urojmë që ta kemi sa më gjatë në skenë Aurelën, pasi muzika shqiptare ka nevojë për të.

/L.F-dritare.net


Flash Lajme