Ditën e sotme moderatori simpatik i Wake Up, feston 33-vjetorin. Edhe pse kishte premtuar se nuk do të derdhte më asnjë lot në ekran, edhe në këtë ditëlindje nuk e mbajti premtimin që ia kishte bërë vetes.

Arsyeja? Surpriza nga kolegia Ori Nebiaj, por jo vetëm.

Krejt papritur, ajo nisi të tregonte për të, pa rënë në sy sikur po transmetonte një lajm. Me anë të disa fotove ajo tregoi për jetën e Islit, që nga gjimnazi e deri më sot.

Por momenti që moderatorit, nuk mundi të mbante lotët, ishte video surpriza nga e ëma, që e uronte të birin nga larg.

Por kjo nuk është hera qe parë, që Isli e kalon ditëlindjen mes lotëve nga emocionet e bukura.

Edhe në 30 vjetorin e tij, ai sërish nuk mundi t’i mbajë lotët nga surpriza  e kolegut, Eno Popi./L.F-dritare.net


Flash Lajme