Aurela Gaçe, ka dhënë mbrëmjen e djeshme një intervistë ndryshe në Vizion Plus. Jemi mësuar ta shohim si një grua të fortë, por ja që edhe atë si të gjithë ne, jeta e ka përplasur me një sfidë të vështirë.

E imagjinoni dot sikur sot Aurela të mos këndonte më?

View this post on Instagram

A post shared by (@aurelagaceofficial) on


Gjatë viteve që ajo jetoi në Amerikë, si pasojë e angazhimit të tepërt në muzikë, zëri i saj kishte filluar të dobësohej. Ajo rrezikonte që dhe për pak kohë të ishte në skenë. Kjo do të ishte fatale për të por edhe për të gjithë ata që e duan muzikën e mirë.

Fatmirësisht, Aurela sot është më e fuqishme se kurrë, dhe për këtë jemi krenarë.

“Kam shkuar dhe jam vizituar tek një nga mjeket më në zë të Amerikës, Wen Corovin, e cila kujdesej për të gjithë këngëtarët dhe spikerët më në zë të  Broadway.  Ajo më pyeti sa këngë këndon? Qesha dhe i thashë, jo ne nuk e kemi me këngë, ne e kemi me orë. I thërrita vetes, pasi aty kam pasur frikën më të madhe se mos unë nuk do të mundesha të dilja më në skenë. Mjekja më kërkoi ose do të stoposh tani dhe do të bësh këtë që të them unë, ose t’i edhe dy vjet jetë në skenë.  Aty e mora vendimin dhe i thashë do të bëj çfarë të më thuash ti. Stopova. Dy javët e para më ka mbajtur me ilaçe,  tre muaj nuk kam kënduar fare dhe  me ditë të tëra nuk kam folur fare. Mjekja më pyeti se sa shumë e doja muzikën, dhe i thashë që kënga është baras me jetën time. Nuk do të mund të jetoja, nëse nuk do të këndoja. Që nga ai moment, çdo ditë dhe në mënyrë sistematike unë stërvitem për zërin tim”- ka thënë Aurela. /L.F-dritare.net


Flash Lajme