Asnjë s’është i pazëvendësueshëm! Jeta e të famshmëve pas ndarjeve të bujshme – Nga ish-e fejuara e Stresit tek Mozzik-u, kur dashuria ndryshon 180 gradë!



Pas një dashurie shumë të madhe në çift në pjesën më të madhe të rasteve, pritet që ajo të zgjasë për një kohë të gjatë, nëse nuk është për gjithë jetën.

Por një gjë e tillë as që njihet ditët e sotme. Dashuria për VIP-at tanë është vetëm një mënyrë marketingu, e cila nuk zgjat për një kohë të gjatë. Për fat të keq si çdo gjë që konsumohet ditët e sotme, edhe ndjenja apo reklamimi i ndjenjës ndaj publikut është kthyer në konsum. Ndjenja nuk është jetëgjatë e nuk ka qenë as më parë që mund të përkthehet qartazi në këto raste që do sjellim se nuk ka qenë aq e madhe sa i është bërë publiciteti. Ndërkaq nuk kemi se si të harrojmë edhe çiftet e VIP-ave që kanë mbi dy dekada që qëndrojnë bashkë dhe janë shembull për gjithë të tjerët. Por kësaj radhe jemi fokusuar në ndarjet e VIP-ave të fundit, të cilët u zëvendësuan shumë shpejt apo edhe ‘u harruan’ pas deklaratave të zjarrta të dashurisë të bëra pak kohë më parë. Ndarjet e çifteve të mëposhtme datojnë  nga pak vite, që është rasti i reperit Stresi me ish-banoren e ‘Big Borther’, e deri tek ndarja më e freskët e këngëtarëve Mozzik dhe Loredana. Me pak fjalë: Kur dashuria nuk mjafton…

stresi 4stresi 3nora 3(1)mozik 1(1)nora 2(2)
<
>

 Mozzik dhe Loredana

Këngëtarja e njohur, Loredana, para disa ditësh konfirmoi publikisht se është ndarë nga reperi i njohur Mozzik. Ajo tregoi se kanë vendosur t’i lënë hapësirë njëri-tjetrit për të vazhduar të ndarë rrugëtimin e jetës me Hanën si të vetmen pikë lidhëse. Pas ndarjes, dyshja i anuloi koncertet ku duhet të ishin të dy të pranishëm ndërsa në turneun BONNIE & CLYDE 2020, Loredana do të paraqitet e vetme. Nga ana tjetër Mozzik, ka lajmëruar projektin më të ri muzikor , që pritet të publikohet së shpejti. Reperi ka bërë të ditur se do të rikthehet më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ai është treguar shumë aktiv në rrjete sociale dhe para pak orësh ka publikuar një video në profilin e tij të ‘Instagramit’, ku shihet pranë modeles së njohur Ljubica Madenica. Ajo mendohet të jetë pjesë e klipit të tij më të ri. Marrëdhëniet mes dyshes duket se s’kanë mbetur të mira pas ndarjes, megjithëse kanë një vajzë së bashku. Loredana dhe Mozzik jo vetëm që nuk ndiqen në Instagram, por ky i fundit po e thumbon pak si shumë ish-partneren. Disa ditë më parë, ai publikoi në ‘Instastory’ disa “mesazhe të koduara“, ku fliste për tradhti dhe njerëz të pabesë, të cilat me siguri i drejtoheshin Loredanës. Mirëpo, Mozzik s’e ka lënë me kaq! Pasi publikoi njëra pas tjetrës në Instastory shumë foto të një dhelpre, Mozzik sapo na dha dhe një lajm bombastik! Kënga e tij e re do të titullohet “Dhelpër dinake” dhe do të publikohet së shpejti. Madje, në foton e fundit ku lajmëron projektin e ri, dhelpra e cila endej e lirë, është vrarë dhe pranë saj duket edhe arma. Po, të gjithë jemi në një mendje se kënga e re është një diss i hapur për Loredanën! Mbetet vetëm të presim për të mësuar se në cilën datë do të lançohet projekti. Ndërkohë, pavarësisht thumbimeve të shumta nga Mozzik, ish-i i tij, Loredana, s’ka bërë ende asnjë reagim në rrjetet e saj sociale dhe duket se po vazhdon jetën normalisht.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Nora Istrefi është këngëtarja shumë e pëlqyer kosovare. Ajo është shumë e përfolur sidomos për jetën e saj private krahas asaj muzikor, përcjell ORAinfo. Nora para pak muajsh është ndarë nga Robert Berisha, me të cilin ishte e martuar për disa vite. E duket se tani ajo e ka marrë vetën dhe ka nisur të shijojë jetën. Së fundmi Nora është fotografuar duke u përqafuar me dizajnerin e njohur kosovar, Valdrin Sahiti. Ata janë miq shumë të mirë mes vete. E ajo që ka marrë vëmendjen është heshtja e Robertit. Edhe pse çdo postim i Norës merr pëlqime nga Roberti, kësaj radhe një ‘Like’nga ai ka munguar. A është bërë ‘xheloz’ Roberti për këtë foto?

Enxhi Kamenica dhe Stresi

Pas ndarjes nga reperi, ish-e fejuara e tij, (dhe nuk po flasim për Kejsin) u zhduk nga radarët e medias. Ndërkaq, tanimë kemi të reja nga një nga vajzat më të komentuara në media, e njohur si ish banorja e “Big Brother 3”, Enxhi Kamenica. Ajo është fejuar me partnerin e saj pas një viti lidhje. Burime për “Dosja.al” bëjnë të ditur se i fejuari i Enxhit jeton në Angli dhe propozimin për fejesë e ka bërë në Vatikan. Enxhi Kamenica ka pasur rolin e agjentes së infiltruar në shtëpinë e “Big Brother”. Lidhja e saj me reperin Stresi bëri bujë në media vite më parë. Ndërkohë edhe Stresi ka vazhduar jetën e tij dhe së fundmi është përfolur shumë për lidhjen e më pas ndarjen nga Keisi.


Flash Lajme