Në emisionin e së shtunës mbrëma të Rudina Dembacajt ka qënë i ftuar komentatori dhe gazetari sportiv Dritan Shakohoxha.

Në një intervistë për “Mos i fol Shoferit “ ai ka treguar  të vërtetë mbi largimin e Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit nga Digitalb .

I nxitur nga fjalia Dembacajt : “Një person ikën nga puna të gjithë thonë Shako, Shako !

“Nuk është e vërtetë, si fillim jam më i gjati për fat të keq jam dhe më i madhi në moshë . Jam drejtor nuk kam se çfarë të bëj, jam drejtor i supersportit” . Bora Zemani, Ilda Bejleri të gjithë këto zonjusha përflitet që janë hequr nga puna prej teje, ka vazhduar Rudina;

“Nuk është e vërtetë ,unë nuk di të heq njeri nga puna .Unë jam gazetar sportiv dhe them trajner s’do bëhem dot kurrë se do e kisha bërë skuadrën me njëzet lojtar, nuk di me thënë do rri njeri në stol. Gjithsesi njerëzit s’kanë pse të rrijnë në të njëjtin vend pune . Asnjë s’bën deklarata të tilla , janë abuzime portalesh,” ka treguar ai .

Kujtojmë që dy moderatoret , Ilda Bejleri dhe Bora Zemani shfaqeshin shpesh me të në rrjetet e tyre sociale por largimi nga puna ka sjellë dhe ndërprerjen e një mardhënie shoqërore mes tyre./Dritare.net


Flash Lajme