Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu,  ka bërë një status, në lidhje me komentet e shumta negative në rrjetet sociale.

Ajo që verën Fatma, është se para disa kohësh ato më shumë vinin nga burrat.

“Para disa vitesh ne komentet ne rrjetet sociale ato me injorantet, paragjykueset, me te ligat dhe malinjet vinin pergjithesisht ne nje mase te madhe nga burrat. Sigurisht kishte dhe gra, por vija re nje fije logjike dhe argumentimi edhe te komenti me analfabet prej tyre…Kjo me jepte nje fije shprese, sepse gruaja ne nje shoqeri si e jona, eshte baza e kultivimit te menyres se te shprehurit, menduarit, argumentuarit ne familje.

Pra kur shikon qe nje grua perdor argument sado infantil, ka pakez shprese qe kjo forme komunikimi perdoret prej saj dhe ne familje (burrat llafe kane shume, por peshe nuk u zene kurre, sa fjala e nenes ne shtepi, sepse koha qe shpenzojne ne familje eshte me e vogel ndaj dhe influenca me e vogel per pasoje)”.

Ndërsa sot, moderatoja shpreh shqetësimin se janë femrat ata që shprehin komente fyese pa argumente. Ajo shkruan se gratë po nxisin gjuhën e urrejtjes. Për këtë ajo shprehet me keqardhje se ky është një fenomen alarmant, pasi gjithë shoqëria rrënjën e ka te nëna, te figura e femrës.

“Sot verej me keqardhje qe eshte rritur numri i komenteve te keqija, plot te nemura, me gjuhe urrejtjeje dhe sigurisht injorante, pa kurrefare argumentimi, nga ana e grave. Dominojne komentet e grave…pyes veten pse? Ose ndoshta ato gra te kultivuara apo qe e mendojne ndryshe, kane hequr dore nga komentet dhe lukunia e injorances online, ose jane shtuar pajisjet teknologjike ne duart e grave, pra eshte shtuar numri i perdorueseve, ose eshte rritur numri i analfabeteve funksionale ne shoqeri.


Sido qe te jete, eshte fatale kur e keqja, gjuha gjymtuese, paragjykimi dhe paaftesia per argument i ka rrenjet te nena, te figura femerore ne familje ? Kjo eshte alarmante…sic e thote dhe nje shprehje e njohur; eduko nje burre ke edukuar nje njeri, eduko nje grua, ke edukuar nje komb! Ndaj eshte e rendesishme te luftojme dhe te kemi prioritet edukimin e vajzave ne kete vend, sot me shume se kurre
“, përfundon gazetarja statusin e saj./L.F-dritare.net


Flash Lajme