Nuk e di se kush ua ka mësuar disa njerëzve mënyrat e sjelljes, sepse siç duket, çdo javë dikush, që nuk ia ka haberin etikës së sjelljes, sulmon, shan një personazh të famshëm, dhe ai detyrohet të tërhiqet.

Rasti më i fundit ishte ai me Hailey Bieber, ku një ndjekës e ofendoi rëndë.

Seriozisht, kush janë këta trolle të pasjellshëm? Kaq perfektë janë ata, sa kanë të drejtë të shajnë dhe ofendojnë dikë, pa arsye? A nuk e kuptojnë ata se, edhe të famshmit janë njerëz si ne, dhe mendimet e të tjerëve po ashtu i lëndojnë?

Sigurisht, trollet s’kanë për të ndaluar kurrë. Pak ditë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha publikoi disa foto të saj, ndërsa performoi në emisionin e Ellen DeGeneres.

Bebe dukej e mahnitshme me një fustan të zi dhe çizme të zeza, shkruan dritare.net

Njërës prej ndjekëseve të Bebes nuk i pëlqeu fotoja dhe i komentoi: “Uou, ti duhet të dobësohesh!”.

Padyshim, është e tmerrshme t’ia thuash dikujt këtë.

Por Bebe sigurisht që nuk ia la pa kthyer përgjigjen që meritonte. “Jo, ti duhet të jesh më pranues dhe të punosh me këtë urrejtje që ke në vete.”,- ia ktheu Bebe-komentueses.dardania.com


Flash Lajme