Në shkurt të këtij viti, moderatorja e njohur Elita Rudi dhe partneri i saj, Gjiko, u bënë prindër për herë të parë.

Elita solli në jetë vogëlushin Zëri, i cili ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me ëmbëlsinë e tij.

Mirëpo, vetëm pak muaj pas lindjes së të birit, moderatorja iu rikthye televizionit dhe duket se kemi ende zhvillime të tjera nga jeta e saj.

Elita po punon për një projekt të ri, teksa i përkushtohet edhe mëmësinë dhe moderimit.

Vetë ajo na e dha këtë lajm në rrjete sociale, duke na bërë kuriozë për të mësuar se ç’po kurdis.

“Mezi po pres t’ju tregoj për projektin e ri për të cilin po punoj.” – shkruan Elita në postim.

Ende nuk dihet nëse projekti i ri ka të bëjë me një emision, apo moderatorja po punon për një biznes të sajin.

Mbetet të presim për të parë me ç’do të na surprizojë Elita Rudi.


Flash Lajme

Më të lexuarat