Princi Uilliam është i shqetësuar për vëllanë e tij të vogël, pasi Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle dhanë një sërë deklaratash gjatë një dokumentari televiziv, thotë një burim pranë mbretërorit.

Duka shprehet i shqetësuar për Harry-n dhe shpreson që ai dhe Meghan të jenë mirë.

Harry tha në një dokumentar se, po përpiqet të mësojë më shumë për vdekjen, ende mister të nënës së tij, dhe pranoi se, ankthi që ai ka, kërkon menaxhim të vazhdueshëm.

Harry gjithashtu sulmoi për të disatën herë edhe shtypin britanik.

Por ndërkohë edhe Meghan tregoi në intervistë se, disa miq e paralajmëruan për martesën me Harry, dhe se, shtypi britanik do t’i shkatërronte jetën.dardania.com