Gjatë episodit të ri të “Keeping Up with Kardashian”, Kim tregoi se ajo dhe Kanye shikuan në Bibël për të gjetur një emër për fëmijën e katërt.

“Emri i tij gati sa ishte Ye, por Kanye nuk e pëlqeu sepse nuk kishte asnjë kuptim”, tha ajo.

“Ne shikuam çdo emër në Bibël që kishte Ye në fillim dhe emri i vetëm ishte Yehezkel por Kylie thirri në momentin e fundit dhe tha jo. Psalm dhe Saint tingëllojnë mirë së bashku”.
Kim poashtu foli për lindjen e Psalm dhe konfirmoi se ajo dhe Kanye nuk do të bëjnë më fëmijë.
“Surrogatja jonë është kaq e mahnitshme. Tani ndihem e plotë”, shtoi Kim.


Flash Lajme