Rita Ora është me fat kur vjen puna tek përballimi psikologjik i presionit të famës dhe çmendurisë që ndodh përditë në industrinë e shoubizit.

Kjo pasi nëna e saj, Vera është një profesioniste e shëndetit mendor dhe e ndihmon atë të mbajë drejtimin e duhur mes gjithë këtij kaosi, informon dritare.net.

Vetë, Rita është shprehur se ajo shpreson që yjet e tjerë të mund të mësojnë një ose dy gjëra prej saj, informon dritare.net.

“Nëna ime është psikiatre. Ndaj, jam shumë e vetëdijshme për shëndetin mendor dhe rëndësinë e tij. Unë vërej se në  industrinë e muzikës, nëse jeni i suksesshëm, njerëzit mund të mos i kuptojnë problemet e shëndetit mendor, gjë që është mjaft konfuze për shumë artistë.

Është e rëndësishme që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për shëndetin e tyre mendor dhe të bëjnë gjithçka për ta mbrojtur atë”, ka thënë Ora, e cila së fundmi është e angazhuar me koncerte.

Rita ka thënë se muzika mbetet prioritet i saj dhe prej saj merr shumë kënaqësi, informon dritare.net.

Ndërkohë në janar do të publikojë këngën e saj të re, “How to be lonely”./dritare.net


Flash Lajme