Perandori japonez ka marrë zyrtarisht fronin, këtë të martë. Shumë personalitete nga 180 vende të botës morën pjesë në ceremoninë shekullore të mbajtur në pallatin perandorak të Japonisë. Naruhito bëri betimin, duke u zotuar të përmbushë detyrën e tij si një simbol i shtetit.

Naruhito u bë perandor dhe gruaja e tij Masako u bë perandoreshë më 1 maj në një ceremoni të shkurtër. Por ‘Sokui no Rei’ i së martës ishte një ritual më i përgatitur në pallatin perandorak, në të cilin Naruhitor i njoftoi botës ndryshimin e statusit, shkruan dritare.net

“Betohem se do të veproj në bazë të kushtetutës dhe do të përmbush përgjegjësinë time si simbol i shtetit dhe të unitetit të popullit.”, -deklaroi 59-vjeçari, me zë pak të ngjirur, para rreth 2,000 të ftuarve, përfshirë Princin Charles të Britanisë.

Në ceremoni morën pjesë, mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf, e bija princeshë Victoria, mbreti i Kamboxhias, Norodom Sihamoni, mbreti i Bhutan Jigme Khesar Namgyel Wangchuck, mbretëresha Jetsun Pema, mbretëresha e Spanjës, Lettizia, mbreti Filip i Belgjikës, mbretëresha Mathilde etj.dardania.com

Foto 1 nga 39


Flash Lajme