Janë bërë gati 4 vjet që kur Afërdita Dreshaj publikoi klipin e saj të fundit “Topless” me Agon Amigën.

Gjatë gjithë këtyre viteve ajo ka qëndruar larg ekranit, edhe pse ka pasur angazhime të tjera në sferën private.

E kemi fjalën për martesën me hokeisitn Jakub Kindl, e cila me siguri nuk i ka shpëtuar vëmendjes suaj!

Por Afërdita Dreshaj ka paralajmëruar rikthimin në muzikë, pasi u pyet në një event të mbajtur në Prishtinë.

Në një prononcim të shkurtër për emisionin “#Gjesi”, ajo tregoj se së shpejti do të vijë me diçka të re sa i përket muzikës

“Jam duke punuar për të sjellë diçka të re. Shumë shpejt do të vij me një projekt të ri muzikor”, ka deklaruar Afërdita për T7.

Epo kemi përshtypjen se do t’ia vlejë pritja!


Flash Lajme