Mediet kosovare shkruajnë se, modelja që qëlloi me armë pranë shtëpisë së një hoxhe është Suzana Tahri, një 28-vjeçare që ka qenë pjesë e programit televiziv “Shpia e Kosovës”.

Tahri, dyshohet se ka kërcënuar shtetasin Sead Bejta, i cili është hoxhë në Mitrovicë, dhe madje se ka qëlluar me armë pranë tij. Përplasja mendohet se ka ndodhur për shkak të një lidhjeje romantike mes të dyve.

Suzana Tahri është e angazhuar edhe në politikë. Ajo ka qenë femra më e votuar e PDK-së në Vushtri dhe madje ka drejtuar degën e kësaj partie në fshatin Pantinë.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme