Modelja kosovare, Suzana Tahri kishte kohë më parë nuk ndihej mirë dhe kishte vizituar hoxhën Sead Bejta. Por nga ky takim mes të dyve sikur ka pasur shkëndija dashurie dhe ata kanë hyrë në një lidhje romantike.


Pas një kohe, Hoxha ka dashur të ndërpres lidhjen me të, mirëpo e pandehura e ka kanosur përmes mesazheve në telefon mobil, duke i thënë se nuk do ta lë të qetë atë dhe familjen e tij, nëse ai nuk ia jep 10 mijë euro asaj”.
Sipas kësaj kërkese, hoxha i kishte dhënë shumën e kërkuar, por shantazhet nga e pandehura kishin vazhduar, deri më 5 nëntor kur ajo shkon në shtëpinë e tij në fshatin Zhabar të Ulët dhe aty shtie me ar*më zjarri.
Ajo ka pranuar të gjitha veprat me të cilat ngarkohet. I dëmtuari, Sead Bejta ka pranuar se ka pasur kontakt me të pandehurën dhe se si ajo e ka shantazhuar dhe kanosur atë.
Modelja që qëlloi me armë pranë shtëpisë së një hoxhe është Suzana Tahri, sipas mediave të ndryshme kosovare, një 28-vjeçare që ka qenë pjesë e programit televiziv “Shpia e Kosovës”, reality shoë.
Tahiri është angazhuar dhe në politikë. Ajo ka qenë femra më e votuar e PDK-së në Vushtri dhe madje ka drejtuar degën e PDK në fshatin Pantinë, po sipas mediave të ndryshme në Kosovë.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka kërkuar masën e paraburgimit për 28 vjeçare Suzana Tahiri, e cila para disa ditësh kishte shtënë me ar*më afër shtëpisë së hoxhës Sead Bejtës në Mitrovicë.(INA)


Flash Lajme