Dyshja e moçme e estradës së Kosovës, Sabri Fejzullahu dhe Leonora Jakupi kanë lansuar sonte këngën e tyre më të re “Simpatia e Shkollës”

Edhe kjo këngë vjen në kuadër të emisionit “N’Kosovë Show” për festat e fundvitit, pjesë te të cilit emision tashmë janë duke u publikuar në youtube.

“Simpatia e shkollës”, është një këngë e cila pa asnjë dyshim do të jetë hit edhe nëpër dasma të ndryshme shqiptare, pasi që ka një ritëm të tillë. Këtë kënga Leonora Jakupi e kishte paralajmëruar që disa ditë nëpër rrjete sociale. Kurse, kjo është kënga e dytë për Sabriun, i cili para një jave publikoi një këngë tjetër.


Flash Lajme