Prej kohësh gazetarja, Fiori Dardha nuk ka dalë më nëpër televizionet e tjera, për të dhënë intervista. Por paska arsye të forta dhe të kuptueshme.

Gazetarja ka bërë një “Ask a question”, mbrëmjen e shkuar dhe një nga ndjekësit e ka pyetur: “Pse i ke rralluar intervistat në televizione?”

Fiori ka renditur 3 arsye të forta, mes tyre edhe faktin që nuk ka kohë, pasi është shumë e ngarkuar me punë.

“Kohët e fundit kam refuzuar (duke i falënderuar kolegët), ftesat për të qenë në emisione të ndryshme.

Kjo për disa arsye:

1- Nuk kam asgjë të re për të ndarë me publikun!

2- Jam çdo ditë në ekran me “BOOM”, de nuk dua të bëhem bozë duke dalë kudo.

3- E kaloj pothuajse gjithë ditën në punë dhe duhet të shtrëngohem shumë për të gjetur kohën që të marrë pjesë në programe të tjera.”,– shkruan Fiori në Instastory.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme