Arbana Osmani ka vendosur ta festojë daljen e librit të saj të dytë me gatime “Receta për 5 minuta”, me një festë të organizuar në ambientet e shtëpisë së saj.

Moderatorja ka bërë disa postime ku tregon ambientin magjik ku ka pritur miqtë .

E në darkën që organizoi të dielën në shtëpinë e saj, Arbana nuk kishte si të mos shprehte publikisht falënderimet për bashkëpunëtorin më të ngushtë dhe djalin që i ka vjedhur zemrën.

“E kur vjen fjala për t’i bërë deklarata Edit….çfarë do që të them unë e kam kot por unë e kam zemër e kam shpirt”, dëgjohet të thotë Arbana në fjalën falenderuese përpara miqve të ftuar shkruan Bordo.al.

Por dhe i dashuri i saj në një foto të shpërndarë në Instagram ka shkruar: “Nëse ka një njeri që e meriton suksesin ai je ti zemër” .


Flash Lajme