Është një prej këngëtareve më të suksesshme në vitet e fundit, Rita Ora çmohet edhe për dukjen e saj.

Bukuroshja shqiptare gjithmonë kujdeset që të marrë vëmendjen e faqeve rozë në paraqitjet e saja publike apo përmes imazheve që i publikon në rrjetet sociale.

28-vjeçarja numëron mbi 15.6 milionë ndjekës në Instagram, ku ndan fotografi nga jeta dhe karriera e saj.

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Në një përmbledhje të fotografive që i ka publikuar të hënën, Rita është shfaqur mjaft tërheqëse duke arritur të marrë qindra mijëra pëlqime brenda disa minutash.

“Shiko drejt kamerës, vetëm një herë”, është përshkrimi që ka zgjedhur këngëtarja për këto fotografi.


Flash Lajme