Një “përplasje” on-line ka ndodhur sot mes gazetarit Çim Peka që drejton portalin Syri.net dhe moderatorit të Klan, Ardit Gjebrea. Gjithçka nisi pasi portali i Pekës publikoi lajmin se Gjebrea do të marrë 180 mijë euro për të kënduar në ceremoninë e hapjes së “Air Albania Stadium” në ndeshjen me Francën.



Po si nisi sherri? Ndiqni kronologjinë…

LAJMI I SYRIT QE NERVOZOI GJEBREAN

Sot u zhvillua ndeshja testuese dhe e para në stadiumin e ri kombëtar. Vajzat e Vllaznisë dhe Apolonisë zbritën të parat në tapetin e “Arena Kombëtare”.

Ndërsa më 17 nëntor, në vigjilje të ndeshjes eleminatore Shqipëri-Francë do të bëhet edhe inaugurimi zyrtar i impiantit më të ri në vend.

Sipas asaj që mëson Syri.net, qeveria nuk i ka kursyer paratë edhe për show-n që do shoqërojë këtë ngjarje. Por më i fituari mes të gjithëve duket se është kantautori Ardit Gjebrea.

Ky i fundit do të shtojë në llogarinë e tij plot 180 mijë euro për 3 këngë që zgjasin 8 minuta.

Me pak fjalë, reth 40 milionë në minutë do të arkëtojë këngëtari dhe show-mani.

Përveç shifrave të frikshme që janë shpenzuar për stadiumin-kullë, shqiptarët duhet të paguajnë edhe për një këngë të Arditit plot 180 mijë euro.

POSTIMI I GJEBREAS NE INSTAGRAM

‘Hajde hajde po ku e gjetët kët mo??? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe e njoh, mund edhe të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin’, shkruan Arditi në Instagram.

REAGIMI I ÇIM PEKES PAS POSTIMIT TE GJEBREAS

Qenka revoltuar Arditi se nuk qenkan 180 mije euro por 156 mije per ceremonine e hapjes se stadiumit, sigurisht nga Federata dhe Bashkia. Nderkohe qe nje Ardit tjeter u mbulua ne plehra duke mbledh kanacet e “Bashkise”. Une jam gazetar dhe nuk kam pronar o karnavalet e cdo qeverie. Por nuk e konceptoj se si mund te pretendoj dikush 20 mije euro per te kenduar himnin kombetar para ndeshjes me Francen, kur thone qe Kac Tusha i madh e kendonte free ose me honorar modest.

Mund t’i legalizoni apartamentet shtese pa leje, por nuk mund ta legalizoni moralin o te pangopur e parfumoses te piselleqeve te Lalit, Rames e se fundi dhe Dukes. U njoh ilegalitet jo vetem morale. Te pakten kendojeni himnin per pak euro ose falas sic i kenduat Enverit gjithe jeten. Per hir te falsitetit moral, besoj qe deri te merkuren kur pritet te kaloje pagesa ne banke do jeni bere “patriote humane”.


Flash Lajme