Intervista me gazetarin anglez Martin Bashir në vitin 1995, sinjalizoi fundin e martesës së princeshë Dianës me princin Charles.

Në intervistë, ajo tregoi  për lidhjen e saj me James Hewitt dhe aludoi për lidhjen e princit Charles me Camilla Parker Boëles.

Së fundmi, ekspertja  Ekspertja e familjes mbretërore Angela Mollard pretendon se mbretëresha Elizabeth ishte e para që e nxiti këtë ndarje.

Sipas saj, mbretëresha i dërgoi Dianës një letër ku i kërkonte të divorcohej nga djali i saj.

Ekpertja, tha se princi Charles dhe princesha Diana kishin nënshkruar një letër konfidenciale, ku ata nuk mund të diskutonin detajet e ndarjes ose martesës së tyre.

Në fakt, Diana fajësoi pabësinë e Charles për problemet e tyre martesore dhe shtroi shumë pyetje në lidhje me aftësinë e tij për të sunduar monarkinë.

Intervista u transmetua dy vite para se Princesha Diana të vdiste në një aksident tragjik me makinë në Paris në vitin 1997, dhe nga ajo kohë, ajo intervistë mbetet ndër më të komentuarat./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme