Gazetarja Beti Njuma, ka zbuluar në Facebook-un e saj një foto mjaft simpatike dhe të rrallë kur ka qenë fëmijë, informon dritare.net.

Foton ajo e ka shkëputur nga një revistë e huaj.

“Nuk e di ç’revistë e huaj është, as pse e kam grisur faqen dhe s’e kam ruajtur të plotë numrin. Për më tepër as që e mbaj mend kur më ka rënë në dorë. Di që kam shuuuumë vite që e ruaj. Dhe a e dini pse? Sepse ajo goca e vogël aty në ballë të mitingut, me dy gishtat lart dhe në dorën tjetër flamurin jam unë! Dora vetë!”, shkruan Njuma krahas kësaj fotoje.

Më tej gazetarja e njohur thotë se e kishte huq që të shkonte nëpër mitingjet e PD-së, pavarësisht se prindërit nuk e lejonin, informon dritare.net.

Jam rritur me shtëpinë tek sheshi Avni Rustemi dhe e kisha huq që shkoja nëpër mitingjet e PD-së pavarësisht kundërshtisë së prindërve. Ky është një rast i jashtëzakonshëm që ka mbetur i fiksuar nga nuk e di cili fotograf! Mbase publikimi i fotos më ndihmon të gjej autorin e shkrepjes, emrin e revistës dhe vitin”,  e mbyll postimin Njuma./J.J, dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme