Kreu i ekzekutivit Edi Rama tha dje se tanimë janë bërë ndërhyrjet e nevojshme dhe nuk ka asnjë bashki ku bëhet politikë me ankesat e qytetarëve. Rama nuk la pa veçuar bashkinë e Shkodrës, për të cilën u shpreh se ka mbetur ende pa zgjidhje si për të mos prishur syrin e keq.



Natyrisht që nuk janë përsosur të tëra, por shkalla e mospërgjigjeve dhe mosreagimeve nga ana e bashkive është ulur shumë ndjeshëm. Për të mos prishur syrin e keq kemi në vend të hudhrës Bashkinë e Shkodrës”, – tha z.Rama. Deklaratat Kryeministri i bëri gjatë takimit me qytetarët teksa u prezantuan pesë raste të cilat kishin gjetur zgjidhje të problemeve të tyre nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Flash Lajme