Modelja e njohur Angela në vitin 2011 është përfolur për një lidhje të mundshme me reperin e njohur Kanye West, i cili sot është bashkëshorti i Kim Kardashian.

Asokohe, Martini e ka mohuar këtë lajm, por sonte në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel e ka konfirmuar.

“A ke patur diçka me Kanye West?”, e ka pyetur moderatorja.

“Po. A të thash që nuk e kam problem ta them?”, ka treguar Angela Martini duke qeshur.

Më tej modelja seksi ka treguar se në fillim e ka mohuar për shkak se nuk i pëlqen zhurmat e kësaj natyre./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme