Angela Martini e ka pranuar më në fund publikisht.
Modelja e njohur Angela në vitin 2011 është përfolur për një lidhje të mundshme me reperin e njohur Kanye West, i cili sot është bashkëshorti i Kim Kardashian.


Ajo asokohe i ka mohuar këto fjalë, por sonte në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel e ka konfirmuar.
“Meqë ti nuk e ke problem t’i thuash që ke pasur, ke patur diçka me Kanye West?”, e ka pyetur moderatorja Jonida Shehu.
“Po. A të thash që nuk e kam problem me të thënë?”, ka treguar Angela Martini duke qeshur.
Më tej modelja seksi ka treguar se në fillim e ka mohuar për shkak se nuk i pëlqen zhurmat e kësaj natyre.


Flash Lajme