Aktori i humori Bes Kallaku i ftuar në Ora News ka folur për herë të parë për subjektin që do të ketë filmi i tij, Falco.

Ndërsa pritet të me 20 nëntor të shfaqet në kinema, Besi tha se subjekti është një pasqyrim i realiteti politik në Shqipëri, që vjen në mënyrë komike.

Ky film është një pasqyrë realiteti e të gjithë këtyre viteve të fundit. Vjen në mënyrën më komike të mundshme dhe e kemi sjellë aq bukur saç dinë ta pasqyrojnë artistët. “Falco” punon në Itali dhe ka një ndërmarrje pastrimi dhe gjelbërimi. Ai vjen në Shqipëri sepse 4 deputetë kanë dhënë dorëheqjen. Filmi nis fill pasi opozita ka dorëzuar mandatet e deputetit. Duke pasur kohën e mjaftueshme futa faktin që opozita dorëzoi mandatin. Unë si i 5 në listën e Lezhës më takon mandati i deputetit dhe nga kapuçi i hajdutit shkoj dhe vesh kostumin e politikanit”,tregoi Bes Kallaku./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme