Transmetuesi malazez RTCG ka konfirmuar se Mali i Zi, është tërhequr nga Festivali Europian i Këngës, Eurovizin 2020.

Menaxhmenti i RTCG konfirmoi që Drejtori i Përgjithshëm, Božidar Šundić vendosi që Mali i Zi të mos merrte pjesë në Eurovision 2020 ndërsa shtoi se arsye për këtë është bërë gjendja financiare, shkruan dritare.net

Transmetuesi gjithashtu ka konfirmuar se rezultatet e dobëta të Malit të Zi në “Eurovizion” vitet e fundit ishin gjithashtu prapa vendimit të saj për t’u tërhequr.

Në një deklaratë, një zëdhënës i RTCG tha, “Eurovision kushton rreth 130,000 € çdo vit. Përfaqësuesit tanë të muzikës kanë arritur rezultate modeste në pjesën më të madhe. Finalja ishte e vështirë për t’u arritur .

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Mali i Zi nuk do të marrë pjesë në konkursin e këngëve. Pasi u bë shtet  i pavarur në 2007 dhe garoi tre herë, Mali i Zi nuk mori pjesë në 2010 dhe 2011, gjithashtu për arsye financiare./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme