Princi Andrew ka folur për BBC, në lidhje me marrëdhënien që ka pasur me Jeffrey Epstein, biznesmenin,  i cili u akuzua për trafik njerëzor, me qëllim prostitucionin dhe u vetëvra në burg.

Sapo plasi skandali i Epstein dolën në dritë disa fakte që përfshinin edhe princin Andrew, djalin e tretë të mbretëreshës Elizabet.

Në vitin 2010, princi u fotografua duke ecur me Epstein në Central Park të Nju Jorkut, dy vjet pas dënimit të parë të Epstein i cili u padit nga një e mitur për prostitucion, informon dritare.net

Pamjet e publikuara nga Daily Mail, treguan princin në një rezidencë në Manhattan, me Epstein. Princi tha për BBC, se qëndrimi në një shtëpi me Epstein, nuk ishte aspak e hijshme.

Ndërkohë princi tha:

“Problemi ishte fakti që ai sapo ishte dënuar, unë qëndrova me të dhe kjo është e gjithë gjëja. Nuk ishte e hijshme të bëhej nga një anëtar i familjes mbretërore dhe ne përpiqemi të mbështesim standardet dhe praktikat më të larta. Unë e turpërova familjen time.”dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme