Amaris, vajza e gazetares së njohur, Sonila Meço festoi 8-vjetorin e lindjes.

Një superfestë u përgatit enkas për të.

Miqtë e ngushtë të Amaris u argëtuan me lojërat në festë.

Nga lojërat aerobike, tek ato në pishinë, e deri te historitë plot humor të aktorit, Ermal Mamaqi, festa e datëlindjes do të jetë me të vërtetë e paharrueshme për Amaris, ashtu siç thotë edhe vetë mami Sonila.

Ndërsa poston fotot nga festa e datëlindjes së Amarisit, gazetarja shprehet se, këto do të jenë kujtimet më të bukura që do të ruajë e vogla e saj.

“Pas 8 vjetësh plot kujtime e miq, që na e bëjnë jetën dhe festat më të bukura, i gëzohemi dashurisë së njerëzve që janë gjithmonë aty për ne. Me premtimin se do të mbeten ngahera.
Dhe do të mbetet i paharruar ky 8-vjetor, të gjithë shokët e klasës dhe ata jashtë erdhën, Amaris arriti të mbante premtimet e një viti më parë, në shkollë e shtëpi dhe kësisoj idetë e saj për festën u bënë realitet.”,– shkruan gazetarja në Instagram.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Foto 1 nga 10


Flash Lajme