Ndeshja e mbrëmshme kundra Francës ka bërë bashkë VIP-at dhe politikanë në stadiumin e ri. Nuk kishte sesi të mungonte në këtë event kaq të rëndësishëm as Arbana Osmani me të dashurin e saj, Eduart Grishaj.

Si rrallë ndonjëherë çifti është fotografuar në momente intime. Të dy të veshur kuq e zi, ulur pranë kanë qenë momentet e ëmbla të çiftit.



Për herë të parë atyre i është shkëputur një moment privat. Ashtu si shihet, moderatorja ka mbështetur kokën tek partneri i saj. E lodhur prej angazhimeve që ka patur ditët e fundit tek Panairi i Librit, duket se prezantuesja ka gjetur një moment relaksi tek shpatulla e Eduartit. Ka qenë vetë Grishaj ai që ka postuar këtë foto, duke falenderuar fotografin, “E paske shkrep fiks 1 minutë para se ta zinte gjumi Arbanën”, ka shkruar Grishaj bashkangjitur fotos. Përditë e më shumë ky çift me copëza fotosh e postimesh po na konfirmon se bashkë po shijojnë një histori të bukur dashurie.


Flash Lajme