Këngëtarja Rezarta Shkurta, sot feston ditëlindjen. Urimet në fakt kanë nisur që para se të shënojë ora katër zero.

Të voglës së saj, Herës, nuk iu priste ndaj ishte e para që i bëri surprizën Rezartës. Asnjë dhuratë e shtrenjtë monetarisht por me shumë me vlerë për një nënë. Një letër me një urim.

“Me shkrimin e dorës së vogël, nuk paska dhuratë më të shtrenjtë”, shkruan Rezarta. Pasi ora ka shënuar 00:00, stafi i biznesit të saj i ka bërë një surprizë në shtëpi.

Ndërsa për Ermalin, bashkëshortin e saj, Rezarta ende nuk ka zbuluar asgjë për dhuratën. Mbase edhe për të është ende surprizë./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme