Arbana Osmani pati një sukses  të padiskutueshëm me librin e saj “Receta për 5 minuta”. Stenda e saj në Panairin e Librit, përgjatë 4 ditëve ishte gjithmonë plot. Njerëzit mbanin radhën jo vetëm për të blerë librin e saj të kuzhinës, por edhe për të marrë një autograf nga autorja.

Tashmë ajo ka planifikuar të nisë një tour në të gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë vendit, për të promovuar librin e saj. Nuk ka marrë pjesë në asnjë intervistë televizive gjatë kësaj periudhe, por për të gjithë ata që kishin pyetje për të,  Arbana i dha një mundësi t’i përgjigjej atyre përmes instagramit. Një mori pyetjesh, për librin, Eduardin, Xhemin, emisionin dhe gjithçka tjetër.

Emisioni i Arbanës do të nisë me 18 janar.

Arbana tha se është shumë ‘llupse’, e si pasojë ka marrë ca kile tepër. Xhemi nuk është aspak xheloze për shoqet e Arbanës, sepse ajo ka vetëm një shoqe: Xhemin. Ajo është shprehur se është shumë rrëmujaxhie, ndërsa një ndihmë e madhe në gjithë suksesin e saj ka qenë Eduardin./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme