Këngëtarja Rezarta Shkurta, sot feston datëlindjen. Urime dhe dhurata të shumta ka marrë Rezarta në këtë ditë të veçantë.

Por tani ne do të veçojmë urimin që mori nga gazetarja, Aulona Musta, pasi ishte shumë humoristik.

Ndërsa poston një foto të shumë viteve më parë, të hipura të dyja mbi motor, Aulona shkruan:”Cavushja ime e dashur gëzuar datëlindjen! Qofsh gjithmonë e rrethuar nga dashuria dhe puna, dy gjëra pa të cilat e di unë që s’bën dot ti.

Unë të dua shumë, ama ta dish  që s’do të ngopem kurrë duke të të rrahur në atë lojën e çuditshme që bëjmë ne dhe që quhet “peskaç”. Dhe le ta dijë bota mbarë që po u kapëm ndonjëherë për lesh koke do të jetë vetëm prej “peskaçit”.”

Ndërkohë, urimit i është përgjigjur edhe Rezarta, ku shkruan: “E bukura është që s’më ke rrahur asnjëherë, por je rrahur paturpësisht prej 15 vjetësh dhe kam dëshmitar burrin tënd të dashur, që të fshinte lotoët pas çdo loje.”dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme