Këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër, Albana Azizi, ka irrituar publikun dhe mediet serbe me video-klipin e saj të xhiruar në Kishën e Shën Nikollës në Novobërdë.

Serbët janë irrituar me veshjen e këngëtares e të cilën e kanë përshkruar si “cullak” dhe që damkos shenjtërinë e Kishës Ortodokse serbe, pasi që ishte ekspozuar në ambientet e saj. Mediat serbe pretendojnë se Azizi një gjë të tillë e kishte bërë pa lejen e Kishës Ortodokse Serbe duke përmendur faktin që Novobërda përbëhet nga shumica serbe. “Autoritetet shqiptare në Kosovë kanë filluar punën për rindërtimin e kompleksit të Kishës me para të ndara nga Ambasada Gjermane në Prishtinë. Kur përfunduan këto punime, ata pretenduar se kisha nuk ishte ortodokse por katolike duke dashur ta përvetësonin”. Më tej, mediat serbe pretendojnë që Azizi përveç që nuk kishte kërkuar leje, e bëri një gjë të tillë para syve të serbëve lokalë që jetojnë në Novobërdë. Madje, ata kanë sulmuar edhe RTK-në që e kishte transmetuar këtë video. Një gjë të ngjashme e kishte bërë sipas tyre edhe Era Istrefi, e cila kishte bërë video-klip në Kishin Ortodokse në Kampusin Universitar të Prishtinës.Një e afërme e znj.Azizi ka bërë të ditur se në YouTube te kënga në fjalë janë fshirë pasi ajo ishte kërcënuar se do të masakrohej nga serbët e prekur prej veprimit të saj.


Flash Lajme