Këngëtari Flori Mumajesi së fundmi ai ka publikuar këngën e tij më të re ‘Thjesht të du’ e cila është pritur shumë mirë nga fansat.

Flori numëron një numër të madh fansash, të cilët mezi presin të informohen me më të rejat nga ai dhe të dëgjojnë muzikën e tij.

Herë-herë ato bëjnë dhe gjeste shumë të ëmbla për këngëtarit, të cilat ky i fundit nuk heziton t’i publikojë në rrjete sociale, siç ka bërë së fundmi.

Në profilin e tij të Facebookut, Flori ka ndarë dhuratën që i kanë bërë disa nga fansat. Ato kanë realizuar një poster në emër të tij, ku i kanë bërë dedikime nga më të ndryshmet duke bashkëngjitur dhe fotografi. Po ashtu i kanë dhuruar një bllok, ku me siguri i kanë shprehur gjithë dashurinë që ndjejnë për të si artist. ‘Kur të mbushet shpirti plot’, ka shkruar Flori krahas postimit, duke treguar se është ndjerë shumë i lumtur nga surpriza e fansave.


Flash Lajme